Gazetarja e BBC-së përqafon Zelensky-n gjatë një konference

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri një vizitë historike në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën ku gjatë një konference për shtyp  i dhuroi një përqafim gazetares së BBC.

Gazetarja ukrainase e BBC-së u ngrit në këmbë dhe tha se do të donte ta përqafonte Zelenskyn, por ndoshta nuk do të lejohej.

“Pse jo?” u përgjigj Zelensky, përpara se të lironte foltoren e tij dhe ta përqafonte.

Rishi Sunak, kryeministri britanik, mund të shihej në sfond duke buzëqeshur dhe duartrokitur.

Gazetarë të tjerë e përshkruan momentin si “prekës”.

 

“>