Gati planin madhor, çfarë po synon Kina?

Kina bën me dije sa gjatë vitit 2024 do të nisë testimin në terren të trenit të saj më të ri, i cili pritet të ketë shpejtësinë më të madhe ndonjëherë.Treni do të operojë për qëllime komerciale dhe sipas parashikimeve është dizenjuar që të arrijë një shpejtësi deri në 400 km në orë.

Për momentin, treni më i shpejtë që Kina ka në dispozicion ecën deri në 350 km në orë.Synimi i këtij projekti ambicioz është shkurtimi i kohës së udhëtimit nga Pekini në Shanghai nga 4 orë në 2 e gjysmë.Sipas parashikimeve, ky tren “plumb” do të hyjë në operim të plotë brenda vitit 2025.