Gati gjysma e hebrenjve mendojnë të largohen nga Britania e Madhe

Një sondazh i fundit nga “Fushata kundër Antisemitizmit” ka nxjerrë në pah një rritje të shqetësimit te hebrenjtë britanikë lidhur me nivelin e antisemitizmit në vend. Një pjesë e madhe e komunitetit hebre, po mendojnë të largimohen nga Britania e Madhe.

Nga rezultatet e sondazhit, duket se më shumë se gjysma e hebrenjve në shtetin britanik, aktualisht kanë frikë të shfaqin simbole hebrenje, raporton skynews. Edhe pse urrejtja ndaj hebrenjve ka qenë problem i njohur, 16 për qind e pjesëmarrësve në sondazh besojnë se policia i trajton krimet antisemitike si format e tjera të krimeve.