Gati dy dekada të dashuruar… Jennifer dhe Ben martohen në Las Vegas

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar të shtunën në një kishë të vogël në Las Vegas.

Një histori dashurie që ka zgjatur mbi dy dekada dhe me dy romanca të shkëputura nga njëra tjetra, por mesa duket J.Lo dhe Ben nuk qëndrojnë dot larg njëri tjetrit.

Ishte vetë këngëtarja që njoftoi martesën e tyre private me një postim në rrjetet sociale.

“Dashuria është e bukur. Dashuria është dashamirëse. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”, ka shkruar Lopez në një mesazh të fundit.

Lopez tregoi gjithashtu se çifti udhëtoi me avion për në Las Vegas të shtunën, qëndruan në radhë në zyrat e gjendjes civile, dhe festuan pas mesnate.
*Tibo News