
Garë e fortë për Armando Brojën
Garë e fortë për Armando Brojën.
Newcastle dhe Everton kanë shfaqur interes për sulmuesin shqiptar.
Me daljen nga gara të Uest Ham, lista e skuadrave që duan Armando Brojën sa vjen e zgjerohet.
Së fundmi, shqiptari ka përfunduar në objektivin e dy skuadrave të Premier League angleze, Newcastle dhe Everton.
21-vjeçari nuk e ka vendin e sigurtë te Chelsea dhe largimi nga “blutë e Londrës” shihet si çështje ditësh.
Për kartonin e Brojës, londinezët kanë refuzuar shumë oferta, të cilat silleshin rreth shifrave 35 milionë Euro.
*Tibo News