
Garda me armë në Kuvend? Reagimi pas akuzave të Berishës
Garda e Republikës ka reaguar pas akuzave të kryetarit të PD Sali Berisha dhe deputetëve të tjerë opozitarë se punonjës të Gardës që ishin dje në Parlament, kanë qenë të armatosur. Përmes një reagimi për mediat, Garda sqaron se asnjë prej punonjësve të saj nuk ka qenë i armatosur.
“Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se: Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë. Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet. Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit”, thuhet në reagimin e Gardës.
Sali Berisha akuzoi duke thënë se gardisti që i mori flakadanin deputetit Salianji, por edhe të tjerë kanë qenë të armatosur brenda sallës së Parlamentit.