
Gara për Avokatin e Popullit, ja si do zgjidhet fituesi
Brenda 15 korrikut pritet të zgjidhet avokati i ri i popullit, 20 kandidatë kanë dorëzuar dokumentat e aplikimit në kryesinë e Kuvendit. Të 20 kandidatët si fillim do të paraqiten në Komisionin e Ligjeve aty ku do bëhet edhe filtrimi i kanditaturave nëse i përmbushin kriteret formale ligjore. Jo të gjithë kandidatët do të shkojnë në fazën finale të votimit në Kuvend.
Kandidatët që do të përmbushin kriteret do duhet që të marrin mbështetjen e 28 deputetëve në Kuvend. Ndërsa kandidati fitues do të duhet të marrë votat e 84 depuutetëve. Nisur nga ky kusht zgjedhja e avokatit të popullit do të kërkoj konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Në mesin e 20 kandidatëve spikasin disa juristë të njohur dhe me peshë në jetën publike.