
Gabimi që bëni duke krahasuar veten me të tjerët
Na ndodh shumë shpesh ta gjejm veten duke e krahasuar me të tjerët, me njerëz që I ndjekim në instagram apo me njerëz që janë pjesë e jetës sonë. Teoria e krahasimit social shpjegon se bërja e krahasimeve është e natyrshme. Por nuk ndihmon në rritjen e vetëbesimit madje mund të ketë efektin e kundërt.
Një studim i vitit 2018 i botuar në Personality and Individual Differences gjeti një lidhje të drejtpërdrejtë midis zilisë dhe mënyrës se si ndihemi për veten. Në mënyrë të veçantë, studiuesit vunë re se kur njerëzit e krahasojnë veten me të tjerët, ata përjetojnë zili.
Si e ndërtoni vetëbesimin kur vini re se po bëni krahasime? Së pari, kujtojini vetes se ta bësh këtë nuk është e dobishme. Nëse ndiheni ziliqarë për jetën e dikujt tjetër, është gjithashtu e dobishme të mbani mend pikat e forta dhe sukseset tuaja.