
Futbollisti i Manchester United lirohet nga ndjekja penale
Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, është liruar nga ndjekja penale, pasi akuzat për tentativë përdhunimi janë tërhequr.
21-vjeçari u arrestua në janar të vitit të shkuar pas akuzave që lindën nga rrjedhja e disa videove në rrjetet sociale.
Ai u akuzua për tentativë përdhunimi, përndjekje dhe dhunë ndaj një vajze, identiteti i së cilës ka mbetur i pazbuluar për mediat.
Por një vit më vonë çështja ka marrë një zgjidhje të beftë, pasi dëshmitarët dhe akuzuesja kanë tërhequr padinë.
Gjithsesi nga prokuroria është thënë se çështja do të mbetet në shqyrtim pavarësisht kësaj tërheqjeje që dikton ndalimin e gjyqit ndaj Greenwood.
Pak orë pasi videot kundër Greenwood-it qarkulluan në internet, klubi i Manchester United e pezulloi nga skuadra.
Një vit më vonë, Manchester United, nuk ka komentuar çështjen teksa Greenwood është liruar nga ndjekja penale.
Mbetet e paqartë se kur do të mund të shihet në fushën e gjelbër Greenwood.
*Tibo News.