Fustani i nusërisë së ëndrrave tuaja në “Xhesi Event”

Një nga momentet më të bukura por sigurisht më të vështirat për një vajzë është përzgjedhja e fustani të bardhë, fustani që do ta bëjë të shkëlqejë në ditën e saj më të rëndësishme. Për çdo vajzë që dëshiron që këtë zgjedhje ta ketë sa më të lehtë “Xhesi Event” ju vjen në ndihmë, me modelet dhe markat më prestigjoze italiane dhe jo vetëm.

Diçka shumë e rëndësishme që nuk duhet ta harroni është se në një ditë kaq magjike duhet të shkëlqeni! Kjo është arsyeja pse zgjedhja e fustanit tuaj të nusërisë duhet të lidhet me personalitetin tuaj dhe mënyrën se si e imagjinoni veten atë ditë.

“Xhesi Event” ka 5 vite që operon të tregun shqiptar, në fushën e fustaneve të nusërisë dhe ato të eventeve. Fustanet e nusërisë në “Xhesi Event” janë krijime me pasion, dantellë të përzgjedhur në dizajin klasik pa i munguar ai modern dhe me gurë unik që bëjn diferencën. Disa nga markat që mund ti gjeni në “Xhesi Event” janë Capri, Pronovia, Jovani, Sherri Hill, Terani etj. Disa nga këto fustane u prezantuan edhe në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës në Pallatin e Kongreseve. Menaxherja, Ermonela Karaj tregoi për TiboNews më tepër rreth aktiviteteve të kompanisë.

Sallonin e “Xhesi Event” mund ta gjeni pranë “Pallatit me shigjeta” në Tiranë, ose mund t’i kontaktoni në adresën zyrtare në Instagram: xhesi_event.