Fustani i Kim Kardashian në “Met Gala” ka një histori me Marilyn Monroe

Kim Kardashian edhe një herë mori vëmendjen e të gjithëve në Met Gala. Ylli i Keep Up With The Kardashian, u shfaq me flokët bjonde dhe me një nga fustanet ikonë të Marilyn Monroe, të punuara me rruaza të imëta ngjyrë ari. Marilyn e veshi këtë fustan në ditëlindjen e presidentit John F.Kennedy 60 vjet më parë.

Por nuk është gjithçka aq bukur dhe lehtë sa duket. Kim iu desh të humbiste 8 kilogramë për t’u përshtatur me fustanin, i dizajnuar nga Jean Louis dhe i blerë në vitin 2016 nga Ripley’s për 4.81 milionë dollarë.

Vetë Kim ka treguar se ishte një sfidë e vështirë, por që ishte e vendosur: Doja ta vishja atë fustan!

Fustani ka kushtuar fillimisht 12 mijë dollarë dhe është aq i ngushtë sa Marilyn Monroe duhej ta qepte në trup, duke bërë prova kur të uronte me zë të lartë: Gëzuar Ditëlindjen zoti President, më 19 maj 1962.

Monroe ndërroi jetë tre muaj më vonë, dhe që atëherë fustani njihet si: “Ditëlindja e Presidentit”.

Kim Kardashian u shfaq në krahë me të dashuri ne ri Pete Davidson.

Fustanin e kishte kombinuar me një palë vathë diamenti të markës Cartier dhe një xhaketë të bardhë prej gëzofi. Flokët ngjyrë platin kishte zgjedhur ti mbante të lidhura ngushtë.  Fustanin e përdori vetëm për të kaluar në Grand Staircase në Muzeun Metropolitan të Artit.

*Tibo News.