“Fuqia e vajzave shqiptare…” Mira Murati bën krenarë shqiptarët

Shqiptaro-amerikanja Mira Murati është një nga krijueset e ChatGPT, teknologjisë së AI që është aplikacioni konsumator me rritjen më të shpejtë në histori. Ka mbledhur 100 milionë përdorues vetëm dy muaj pas lançimit, dhe po shihet si rivali kryesor i Google.

Kohët e fundit ajo ka dalë në intervista të shumta ku flet për aplikacionin, dhe kjo ka mjaftuar që shqiptarët të ndihen krenarë për të.

Një prej përdoruesve në Linkedin, CEO Intermedico Japan Co., LTD dhe Drejtori Menaxhues në Intermedico Japan Europe LLC, Micky Haxhiislami, ka postuar pjesë nga intervista ku shkruan:

“Fuqia e vajzave shqiptare në të gjitha dimensionet e saj… faleminderit që na bëtë të gjithëve kaq krenarë”.

Klikoni likun këtu për të lexuar një nga intervistat e Mira Muratit.

 

*Tibo News