Fuqia e përqafimeve

Përqafimi është një lloj përshëndetjeje universale mes dy njerëzve në të gjitha kulturat, por është gjithashtu një formë dashurie që mund të shprehë miqësinë, dashurinë, familjaritetin dhe simpatinë.

Studime të shumta kanë nxjerrë në pah përfitimet që ne kemi nga përqafimet në shëndetin tonë.

Kur ne përqafojmë dikë, trupi ynë prodhon endorfinë, të cilat janë kimikate që lehtësojnë dhimbjen dhe stresin, duke prodhuar ndjenja lumturie dhe euforie. Ajo “ndjenjë e mirë” pas ngrënies së çokollatës ose ushtrimeve është shkaktuar nga endorfina që vërshojnë trupin.

Në fakt, hulumtimet tregojnë se endorfina është 30 herë më e fuqishme se morfina – një qetësues i fortë që përdoret për të trajtuar dhimbjet e forta fizike.

Përqafimi gjithashtu çliron hormonin oksitocinë, i cili nganjëherë quhet “hormoni i përqafimit” ose “hormoni i dashurisë”, sepse trupat tanë e prodhojnë atë kur jemi në afërsi fizike me të tjerët.

 Kur prodhohet oksitocina, ajo lehtëson ndjenjat e stresit pasi kufizon prodhimin e hormonit të stresit norepinefrinë dhe na qetëson.

Një studim zbuloi se sa më shumë përqafime të merrte një grua nga partneri i saj, aq më të larta ishin nivelet e saj të oksitocinës dhe presioni i gjakut më i ulët ndërsa përfundonte një detyrë stresuese.

Por a ka rëndësi gjatësia e përqafimit? Edhe pse nuk ka një përgjigje përfundimtare që të jetë mbështetur nga kërkimet, konsensusi i përgjithshëm është se që të ndihen përfitimet e plota të një përqafimi, ai duhet të zgjasë për të paktën 20 sekonda.

Megjithatë, disa studiues argumentojnë se gjashtë sekonda janë të mjaftueshme që oksitocina të aktivizohet në trup.

Përfitim tjetër i përqafimeve është edhe fuqizimi i sistemit imunitar.

*TiboNews