
Fuqia e artit të AI
Kur e vërteta ka qenë më dyshuese sesa tani? Është kaq e vështirë në ditët e sotme të dallosh se çfarë është e vërtetë dhe çfarë e rreme.
Merrni shembull këto foto. Duket sikur ish kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish presidenti amerikan Barack Obama, kanë kaluar mjaft mirë së bashku. Ata patjetër janë miq, po në këto foto mos është çuar në një nivel tjetër arti? Ata nuk janë vërtetë personat në foto. Krijuesi Julian me emrin në Instagram Julian Al Art ka përdor mjete teknologjike të fuqizuara nga Al si Midjourney për të krijuar foto të tilla që duken tërësisht reale.
Hendeku midis reales dhe virtuales po bëhet gjithnjë e më i paqartë. Dhe pyetje të tjera që lindin janë: A ka ndonjë gjë që quhet realitet? A është e gjitha perceptim? Apo është e gjitha një iluzion?
Le të japë gjithësekush mendimin e tij!
*Tibo News