Fundjava sjell ‘të dridhura’

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshjet e shiut.

Por në zonat malore mbi 800 metra në veri, verilindje dhe juglindje ka patur dëborë.

Në qarkun e Korçës, në akset turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës, trashësia e borës shkon deri në 5 cm, por rruga përshkohet pa vështirësi.

Gjithashtu edhe rrugët nacionale nuk kanë probleme për qarkullimin e mjeteve. Në qarkun e Shkodrës ka pasur reshje intensive dëbore në zonat malore, megjithatë akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh janë të hapura.

Meteorologët parashikojnë që këtë fundjavë ulje të ndjeshme të temperaturave, duke sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë.