
Fundjava në plazh rëndon trafikun në disa akse
Fundjava në plazh po shkakton trafik të rënduar në disa akse.
Përveç turistëve të huaj edhe vendasit zgjedhin bregdetin në fundjavë për tu freskuar ndaj temperaturave të larta.
Shefi i qarkullimit rrugor, Altin Qato tregon për mediat se aksi Radhimë-Uji i Ftohtë është më problematiku për fluksin e mjeteve thuajse në çdo sezon veror.
Ai njofton se ka edhe shtim të efektivëve të Policisë Rrugore dhe të Rendit që përpiqen të menaxhojnë trafikun në qytetin e Vlorës në mënyrë që të mos ketë probleme në qarkullimin rrugor.
Altin Qato iu ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që të ndjekin edhe rrugë alternative në mënyrë që të shmangin trafikun.
Tibo News.