
Fundi i Covid-19? Ja proteina që bllokon virusin
Duket se shkencëtarët kanë znuluar proteinën që mund të mundësoj bllokimin e infeksionit Covid-19 duke formuar një pengesë natyrore, mbrojtëse në trupin e njeriut.
Sipas hulumtimit, proteina specifike e zbuluar në mushkëritë e njeriut është një receptor i integruar që lidh virusin Covid-19 pa e transmetuar infeksionin. Ky zbulim i veçantë hap një zonë krejtësisht të re të kërkimit imunologjik rreth proteinës së quajtur LRRC15 dhe ofron një rrugë premtuese për zhvillimin e barnave të reja për të parandaluar infeksionin.
Studimi i publikuar në revistën PLOS Biology është një nga tre punimet e pavarura që zbulojnë ndërveprimin e kësaj proteine të veçantë me COVID-19.
“Së bashku me dy grupe të tjera, njëri në Oksford, tjetri në Broën dhe Yale në SHBA, gjetëm një receptor të ri në proteinën LRRC15 që mund të ndalojë SARS-CoV-2. Ne zbuluam se ky receptor i ri funksionon duke u lidhur me virusin dhe duke e sekuestruar atë, gjë që redukton infeksionin ,” sipas udhëheqësit të studimit Greg Neely.
Si e bllokon saktësisht kjo proteinë Covid-19
Virusi Covid-19 infekton njerëzit duke përdorur një proteinë spike të SARS-CoV-2 për t’u lidhur me një receptor specifik në qelizat tona, siç shpjegojnë shkencëtarët, ai përdor kryesisht një proteinë të quajtur receptori 2 i enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE2) për të hyrë në qelizat njerëzore. Qelizat e mushkërive kanë nivele të larta të ACE2, kjo është arsyeja pse virusi Covid-19 shpesh shkakton probleme serioze në atë organ të veçantë të njerëzve të infektuar.
Ashtu si ACE2, LRRC15 është një receptor për koronavirusin, që do të thotë se virusi mund të lidhet me të. Por ndryshe nga ACE2, proteina LRRC15 nuk mbështet infeksionin. Megjithatë, ai mund të bashkohet me virusin dhe ta bllokojë atë. Në të gjithë procesin, në fund të fundit parandalon infeksionin e qelizave të tjera të cenueshme.
“Ne mendojmë se kjo proteinë e veçantë funksionon paksa si Velcro, pasi ngjitet në majën e virusit dhe më pas e largon atë nga llojet e qelizave të synuara”, thonë shkencëtarët.
Proteina LRRC15 gjendet edhe në organe të tjera të njeriut si lëkura, gjuha, placenta dhe nyjet limfatike. Por studiuesit zbuluan se mushkëritë e njeriut mbushen me këtë proteinë të veçantë pas infeksionit.