“Fucking” fshati më interesant në Austri

Në Austri ekziston një fshat që prej më shumë se 1000 vitesh ka mbajtur emrin Fucking, që në fakt e dimë të gjithë se çkuptim ka në anglisht.

Fshati i vogël austriak është përfolur gjithnjë për emrin “interesant” që ka. Por rreth dy vite më parë zyrtarët vendosën ta ndryshonin. Ishte vetë kërkesa e mbi 100 banorëve të fshatit për të gjetur një emër më serioz.

Vendasit ishin të frustruar me turistët që vizitonin për të bërë fotografi ndonjëherë edhe duke vjedhur tabelën që mbante emrin e saj.

Color image of the traffic sign at the entrance in the village of Fucking, Austria.

Pra, nga 1 janari i 2022-shit qyteti njihet zyrtarisht si Fugging, siç njoftoi kryebashkiaku Andrea Holzner.

Fugging me sa duket është gjithashtu shumë më afër mënyrës se si vendasit shqiptojnë emrin e qytetit.