Frontier dhe Spirit Airlines marrëveshje $2.9miliardë për udhëtimet në SHBA

Frontier dhe Spirit Airlines kanë rënë dakord të bashkohen në një marrëveshje prej 2.9 miliardë dollarësh që do të krijojë transportuesin e pestë ajror më të madh në SHBA.

Të dy kompanitë presin që marrëveshja e parave dhe aksioneve të ndihmojë në përshpejtimin e investimeve dhe duke qenë përballë dy kampionëve tradicionalë si United dhe American Airlines.

Marrëveshja e investimit të tyre pritet të krijojë 10,000 vende pune deri në vitin 2026 dhe të japë 1 miliard dollarë kursime vjetore.

Aksionerët ekzistues të Frontier do të zotërojnë rreth 51.5% dhe aksionerët ekzistues të Spirit rreth 48.5% të linjës ajrore. Transaksioni pritet të mbyllet në gjysmën e dytë të vitit pasi akoma nuk ka një miratim zyrtar nga aksionerët e Spirit.

Njoftimi vjen ndërsa operatorët kryesorë amerikanë presin me padurim një 2022-sh më fitimprurës, pas krizës financiare gjatë pandemisë.

Kërkesa për fluturime është rimëkëmbur ndërsa ekonomitë rihapen dhe bllokimet lehtësohen.