Frikë për shpërthimin e kolerës në Mariupol të Ukrainës

Nënkryetari i Bashkisë së Mariupolit ka deklarur se kushtet shëndetësore në qytetin e pushtuar ukrainas po përkeqësohen.

Ai thotë se 100 mijë banorë të cilët ende ndodhen në qytet, janë në rrezik nga sëmundjet, duke përfshirë edhe kolerën.

“Atje nuk punon asnjë organizatë humanitare, Kryqi i Kuq, Organizata Botërore e Shëndetësisë apo Kombet e Bashkuara. Pra, qytetarët tanë marrin një ndihmë të vogël humanitare nga pushtuesit rusë, por është shumë pak në vlerësimin tonë, është një e dhjeta e sasisë së nevojshme të ushqimit dhe ujit. Së bashku me përfundimin e rezervave të tyre të ushqimit, rezervave të tyre të parave pa punë, ndodhemi në një krizë humanitare.”

Rreziku i shpërthimit të kolerës në Mariupol, është paralajmëruar edhe nga Britania. Ministria e Mbrojtjes në Britani thotë qasja në ujë të pijshëm e të pastër në Mariupol ka qënë jokonsistente, ndërkohë që ndërprerja e madhe në shërbimet telefonike dhe të internetit vazhdon. Ka një mungesë kritike të ilaçeve në Kherson, ndërsa Mariupol është në rrezik të një shpërthimi të madh kolere, me raste të izoluara të raportuara tashmë që nga muaji i kaluar.

“Shërbimet mjekësore në Mariupol  janë afër kolapsit: një shpërthim i madh kolere në Mariupol do ta përkeqësojë më tej këtë situatë,” thotë Ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes shikon gjithashtu situatën në Severodonetsk, duke thënë se Rusia ka nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, por forcat e saj kanë bërë pak përparim në përpjekjet për të rrethuar zonën nga veriu dhe jugu.

*Tibo News.