
Frika për cunami pas tërmetit në Turqi. Autoritetet italiane qetësojnë banorët
Mbrojtja civile italiane ka njoftuar të gjithë qytetarët se ka hequr alarmin për cunami.
Gjatë orëve të para të mëngjesit, mbrojtja civile këshilloi banorët të largoheshin nga zonat brengdetare dhe paralajmëroi mbi rrezikun e një cunami për shkak të tërmetit vdekjeprurës në Turqi.
Shërbimet e trenave në hekurudhat pranë brigjeve të rajoneve jugore u ndërprenë për rreth një orë mëngjesin e sotëm, por tashmë shërbimi është kthyer në normalitet.
Ndërkaq, situata në Turqi dhe Siri është kritike, paa tërmetit me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter që ka shkaktuar deri më tani 500 viktima dhe mbi 600 të plagosur.
Turqia goditet nga tërmeti më i fortë në 100 vitet e fundit, 500 viktima dhe qindra të lënduar
*Tibo News