
Frika nga inflacioni nxit investimin në ar
Historia ka treguar se kur ekonomia globale bëhet e paqëndrueshme njerëzit zgjedhin të investojnë paratë e tyre në ar.
Mint Austria, një fabrikë e prodhimit të monedhave prej floriri e themeluar në vitin 1194 thotë se kjo industri po lulëzon falë kërkesës së lartë.
Si një nga prodhuesit më të vjetër të këtyre monedhave kompania thotë se njerëzit po nxitojnë për të gjetur një strehë më të sigurte për paratë e tyre për shkak të inflacionit të lartë dhe pasigurisë së krijuar nga lufta në Ukrainë.
Drejtuesi i Mint Austria tregon se tendenca për të investuar në monedha floriri u rrit që me nisjen e pandemisë së Covid-19.
Deri në fund të nëntorit kompania kishte shitur më shumë se 1.8 milionë monedha ari dhe pritet që viti të mbyllet me një rekord shitjesh prej 2 milionë të tilla duke thyer kështu edhe rekordin e vitit 2009.
Jo vetëm Austriakët investojnë në Ar, pasi sipas kompanisë një e treta e blerësve të tyre janë ndërkombëtar.
Çdo ditë përpara Mint Austria gjen njerëz në radhë për blerjen e këtyre monedhave prej ari.
*TiboNews