
Frika më e madhe e Hitlerit
Personi përgjegjës për një nga gjenocidet më të mëdha të shekullit të 20-të cilësohet nga shumica e njerëzve si një djall që nuk kishte frikë nga asgjë.
Pavarësisht ligësisë së tij, ai është një njeri që i ka parë të gjitha, prandaj e ka thënë hapur shumë herë se nuk kishte frikë.
Kjo mund të ketë qenë e vërtetë, ose jo, është e vështirë ta dimë por dentisti i tij Hugo Johannes Blaschke na tregon një tjetër histori.
Hugo Johannes Blaschke ishte dentisti i Hitlerit për 20 vitet e fundit të jetës së tij pasi ai nuk do i besonte asnjë dentisti për shkak të frikës së tij nga dentistët.
Blanscheke përmend në shënimet e tij dhe në intervistat e marra pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore se Hitleri kishte shumë frikë nga stomatologjia.
Udhëheqësi nazist madje do të qante përpara se të bënte ndonjë operacion, siç shkruhet në të dhënat e dentistit të tij.
Në ditët kur ai do të kryente një procedurë dentare, ai nuk do të shfaqej në publik pasi kjo do t’i prishte imazhin e tij si dhe ideologjinë që ai u përpoq të krijonte brenda Gjermanisë duke e bërë racën ariane të dukej “perfekte”.
Të gjithë kanë pak frikë nga dentistët, sidomos në fëmijëri, por Hitleri ishte i tmerruar.
*TiboNews