
Frika e sulmeve bërthamore, ministri britanik vizitë të papritur në SHBA
Frika për përdorimin e armëve bërthamore ka bërë që ministri britanik i mbrojtës të udhëtojë menjëherë në Uashington. Qeveria në Londër po bashkëpunon me SHBA-në lëvizjet e saj të radhës, ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë.
Ministri britanik i mbrojtjes do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e Pentagonit në mënyrë që Londra dhe Uashingtoni të miratojnë një linjë të përbashkët kundër agresionit të Kremlinit.