
Fredi Beleri mesazh nga qelia në Himarë, banorët protestojnë
Kryebashkiaku i zgjedhur I Himarës ka dhënë një mesazh nga burgu për mbështetësit e tij të cilët organizuan protestë të hënën.
Fredi Beleri deklaroi se është në pritje të drejtësisë.
Në protëstë ishte i pranishëm edhe Avokati Ylli Manjani i cili paralajmëroi kryeministrin Rama, duke i bërë thirrje që të mos tallet e provokojë me nervin e himariotëve.
Kryebashkiaku i Selanikut gjithashtu mori pjesë në tubimin që u mbajt në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të Himarës.
Në deklaratën e tij, ai tha se përpjekja për të eliminuar Belerin ngjall pengesa për rrugën europiane të Shqipërisë.
TiboNews