Francë, vidhet çanta që përmbante planin e sigurisë për Lojërat Olimpike të Parisit

Një çantë që përmbante një kompjuter dhe dy memorie USB të cilat kishin planet e sigurisë së policisë për Lojërat Olimpike të Parisit është vjedhur në një tren në stacionin Gare du Nord të kryeqytetit francez.

Çanta i përkiste një inxhinieri nga Parisi, tha policia të martën. Inxhinieri tha se laptopi i tij i punës dhe dy USB përmbanin të dhëna të detajuara, veçanërisht planet e policisë bashkiake për sigurimin e Lojërave Olimpike verore të këtij viti.

Kryeqyteti francez ka qenë shpesh herë viktimë e sulmeve dhe për Lojërat Olimpike pritet të jetë një siguri jashtëzakonisht e madhe.