
Franca, Spanja dhe Portugalia arrijnë marrëveshjen për furnizimin me gaz
Franca, Spanja dhe Portugalia njoftuan sot se kanë arritur një marrëveshje për të ndërtuar një tubacion energjie që lidh gadishullin Iberik me pjesën tjetër të Evropës.
Projekti i ri, të cilin kryeministri Sanchez e quajti një “Korridor të Energjisë së Gjelbër”, do të zëvendësojë planin e mëparshëm të quajtur “MidCat” të propozuar një dekadë më parë, por u pezullua në vitin 2019 për shkak të çështjeve rregullatore dhe mungesës së financimit.