Franca ndihmon qytetarët me çmimet e larta të karburanteve

Franca do të paguajë nga 100 euro për njerëzit me të ardhura të ulëta që përdorin makinat e tyre për të shkuar në punë dhe po luftojnë me çmimet e larta. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja Elisabeth Borne, duke shtuar se skema do të nënkuptonte kursime mesatare prej 10 cent për litër.

Politika e re do të rezultojë në ndihmë financiare të njëhershme për benzinën dhe naftën për “rreth gjysmën e të gjitha familjeve” në vitin 2023.