Franca dhe Spanja “nënshkruajnë” miqësinë e tyre

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nënshkruan një traktat miqësie franko-spanjolle në Barcelonë të enjten, ndërsa Parisi kërkon mbështetjen e Madridit për qëndrimin e tij të pa-kompromis në një mosmarrëveshje tregtare me Uashingtonin.

Dyshja u takuan në Muzeun Kombëtar të Artit të Katalonjës për një takim kokë më kokë më pas vazhduan të nënshkruajnë një traktat miqësie dhe bashkëpunimi që përforcon lidhjet dypalëshe për çështje të tilla si migrimi, mbrojtja dhe energjia.

Me traktatin, Parisi po kërkon të ketë lidhje më të forta me fqinjët e tjerë përveç Gjermanisë,.

Franca po kërkon partneritet veçanërisht me vendet e Evropës Jugore, në një moment kur aleanca Paris-Berlin që mbështet unitetin e BE-së po tregon shenja tendosjeje.

Por qëllimi kryesor i Macron është të kërkojë “një pozicion të përbashkët me Madridin” mbi përgjigjen e Evropës ndaj Aktit të Uashingtonit për Reduktimin e Inflacionit (IRA), një plan masiv investimi për të përshpejtuar tranzicionin e SHBA-së drejt energjisë së gjelbër.

Evropa ka frikë se plani, i cili do të derdhë miliarda dollarë në teknologjitë miqësore me klimën, do të shtrembërojë tregtinë transatlantike për t’u dhënë kompanive amerikane një avantazh të padrejtë.

Macron, i cili troç i denoncoi subvencionet si “super agresive” në një vizitë në Uashington në nëntor, dëshiron që Brukseli të ndjekë shpejt shembullin për të shmangur një largim të kompanive evropiane që zhvendosen për të përfituar nga subvencionet e SHBA.

Por deri më tani, vendet e BE-së kanë qenë të ndara se si t’i përgjigjen këtij Akti.

*TiboNews