“Fox” shfaq filmin kushtuar gjyqit të Johnny Deep dhe Amber Heard

Çështja gjyqësore mes aktorëve amerikanë Amber Heard dhe Johnny Depp mori fund pak muaj më parë, por opinioni publik do të vijojë të dëgjojë për ta pasi kompania Fox e ka përshtatur historinë e tyre në një film.

Gjigandi amerikan i televizionit, ka sponsorizuar filmin që mban titullin “Hot Take: The Depp/Heard Trial” dhe do të transmetohet pa pagesë në platformën e saj IPTV Tubi.

Filmi është me regji të Sara Lohman dhe skenar të Guy Nicoluccit. Deep interpretohet nga Mark Hapka ndërsa Heard nga Megan Davis.

Projekti filmik ka hasur në kritika për faktin se çifti i aktorëve nuk përngjan shumë me personazhet reale, stili filmik nuk është i një cilësie të lartë, ndërsa në çështje janë përmendur edhe personazhe si James Franco, të cilët nuk dëshmuan kurrë në gjyq.

Nga ana tjetër shumë ekspertë të kinemasë e kanë konsideruar të nxituar nismën për ta kthyer në film çështjen, duke pasur parasysh se zhurma e madhe që krijoi akuza për dhunë ndaj Depp u përkthye në bezdisje te audienca.

Po kështu këtë muaj Disney+ publikoi dokumentarin me dy pjesë kushtuar gjyqit të çiftit, i cili ka gjithashtu intervista me aktorët. Ekspertët e konsiderojnë si trazi më vete për audiencën tanimë që e njëjta histori riprodhohet nga mediat në kanale dhe këndvështrime të ndryshme.

Gjyqi mes dy aktorëve të famshëm zgjati 6 javë dhe u përcoll “Live!” nga mediat amerikane dhe në disa raste edhe nga agjencitë botërore të lajmeve. Më 1 qershor juria gjykoi se në një shkrim të botuar në Washington Post në vitin 2018 Heard e kishte akuzuar qëllimisht për dhunë ish-bashkëshortin Depp në mënyrë që ta paraqiste veten si një avokate më e denjë e të drejtave të grave.

Gjykata vendosi që Heard t’i detyrohej 10 milionë dollarë dëmshpërblim ish-bashkëshortit Depp.

*Tibo News.