
Fotoja emocionale që postoi Ronaldo, pas një lajmi të hidhur
Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka publikuar një foto prekëse teksa mban vajzën e tij të porsalindur të shtunën e kaluar, disa ditë pasi vëllai i saj binjak ndërroi jetë.
Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, 28 vjeçe kanë dhënë lajmin e trishtë se djali i tyre ka ndërruar jetë menjëherë pas lindjes më 18 prill, por vajza fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Ronaldo 37-vjeçar ka postuar foton bardhezi duke përqafuar foshnjën, shoqëruar me mbishkrimin “Përgjithmonë Dashuri” bashkëngjitur me një emoji në formë zemre në rrjetin e tij social, Instagram.
Çifti njoftoi tetorin e kaluar se ishin në pritje të binjakëve. Georgina zbuloi se në bark mbante një djalë dhe një vajzë.
*Tibo News