Fotografia nga Shqipëria mes fotove më të mira të muajit mars nga Reuters

Fotoreporti i  Agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”, Florion Goga publikoi në rrjetin social Facebook artikullin, ku fotografia e shkrepur në Tiranë renditej e 58-ta mes 82 fotografive që u shpallen më të mirat e muajit mars.

Në foto shikohet një vajzë e vogël pranë disa këpucëve të kuqe të grave të shfaqura në një shkallë. Këto këpucë u vendosën si një simbol për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj grave.

Fotografia renditet krahas ngjarjeve të rëndësishme botërore si: konflikti Rusi-Ukrainë apo edhe shuplaka e shumë komentuar e aktorit Will Smith në mbrëmjen Oscar.

Përveç publikimit të fotografisë së muajit, Reuters prej gati 30 vitesh ndan çmime për fotografitë më të mira të vitit.