
Fotografia e famshme e Winston Churchill vidhet nga hoteli kanadez
Një hotel historik në Otava është tani skena e një grabitjeje arti. “Luani i zhurmshëm”, një portret origjinal dhe ikonik i Winston Churchill, ishte montuar në dhomën e leximit të Chateau Laurier për dekada, por javën e kaluar, një punonjës hoteli vuri re se diçka nuk ishte në rregull.
Dikush ka hyrë në dhomë, ka marrë kornizën origjinale dhe ka vendosur një fotografi të rreme që është aq e ngjashme sa me zor mund të dallohet ndryshimi. Imazhi u kap nga fotografi Yousuf Karsh në 1941, teksa Churchill vizitoi Kanadanë. Pak para fotos, kryeministri i atëhershëm britanik tha në një fjalim në parlament gjatë kohës së luftës: “Të luftojmë në unitet së bashku!”
Në vitin 1977, fotografi tha se Churchill refuzoi të hiqte puron për të bërë foton.
“Unë i thashë: “Më falni zotëri”. Në momentin që u ktheva katër këmbë te aparati im, ai më shikoi aq ashpër sa mund të më kishte gllabëruar. Unë e fotografova menjëherë dhe kjo është fotografia”, tha Karsh.
Imazhi i ndryshoi jetën Karsh. Ai katapultoi famë ndërkombëtare, duke u bërë një nga fotografët më të famshëm të portreteve të shekullit të 20-të.
Portreti vlerësohet me gjashtë shifra. Hoteli ka hequr veprat e tjera të Karshit nga godina si masë paraprake.
*TiboNews