
Fotografi gjerman sjell “mbetjet e paranojës”
“Qendra për Hapje dhe Dialog” në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Shqipëri, sjell për herë të parë pamje ekskluzive të hapësirave të “pa shkelura” për publikun në territorin shqiptar gjatë regjimit komunist, të fotografuara nga autori dhe fotografi gjerman Alfred Diebold, nën kurimin e Megi Tafaruçit.
Këto fotografi dëshmojnë se si Shqipëria ishte gjithmonë e përgatitur për “luftë” dhe mbrohej nga “nevoja e vazhdueshme”, që kishin vendet fqinje dhe NATO-ja.
Numri i madh i fotografive dokumentuese patën “përfaqësuese” disa që tashmë janë të vendosura në COD.
Detaj tjetër i veçantë i kësaj ekspozite janë hartat e vendosura në muret e “Qendrës për Hapje dhe Dialog”.
Kjo ekspozitë qëllimin nuk e ka që të mbetet vetëm në këtë formë pasi një reportazh është në planet e autorit.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 5 nëntor në COD në kryeministri, si dëshmi e paranojës dhe çimentimit të pushtetit përmes forcës, imazhit të saj të përkthyer në objekte ushtarake dhe rrënojave.
Në një ekspozitë për Tibo News, kuratorja e ekspozitës, Megi Tafaruçi ndau detaje mbi ekspozitën, eksperiencën e saj në këtë “dëshmi” si dhe planet e ardhshme që synon ekspozita.