Forumi Ekonomik Global ndan dy shqetësimet për Shqipërinë

Sëmundjet infektive dhe mangësitë në infrastrukturë për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike janë dy shqetësimet më të rëndësishme të drejtuesve ekzekutivë shqiptarë sipas raportit të fundit të Forumit Ekonomik Global.

Në raportin ku identifikohen rreziqet kryesore globale për vitin 2023, theksohet se shqetësime të tjera të rëndësishme për Shqipërinë janë rritja e shpejtë e inflacionit, problemet gjeopolitike të cilat shkaktojnë krizën e lëndëve të para dhe kriza e furnizimit me ushqime.

*Tibo News