
Ford pëson krizë në prodhim, shkak konflikti në Ukrainë
Ford Motor deklaron se prodhimi dhe porositë e automjeteve në Evropë janë “goditur” nga mungesa globale e materiale gjysmëpërçuese, si edhe nga konflikti në Ukrainë.
Prodhuesi amerikan i automjeteve do të boshatis fabrikat e tij gjermane në Saarlouis dhe Këln, kryesisht për shkak të mungesës globale të çipave.
Kriza ndikoi që ajo të ndalonte marrjen e porosive të reja për automjetet S-Max dhe Galaxy të ndërtuara në Valencia, Spanjë.
Ford tha se ka porosi për të dy produktet që e marrin atë përtej shtatorit dhe se porositë ekzistuese do të përmbushen.
Pushtimi rus i Ukrainës gjithashtu ka shkaktuar mungesa të pjesëve në një fabrikë të Volkswagenit në Poloni që ndërton automjetin Tourneo Connect të Ford-it. Mungesa e këtyre pjesëve që të ndalonte përkohësisht prodhimin.
Ford me anë të një komunikate tha se po monitorojnë situatën çdo ditë në bashkëpunim me partnerët dhe se do të ketë më tepër informacion për publikun në ditët në vijim.
Konflikti në Ukrainë ka çuar gjithashtu në probleme të furnizimit që e kanë detyruar Fordin t’u ofrojë konsumatorëve makinën Focus me një ekran më të vogël, 8 inç, në vend të ekranit me madhësi 13,2 inç që ishte pjesë e prezantimit të automjetit të përditësuar.
Furnizimi me ekranin më të madh po zhvendoset në një vend të ri në Evropë, por deri atëherë do të jetë i gatshëm vetëm ekrani më i vogël.