Ford do të shkurtojë 3000 vende pune

Kompania Ford u shpreh se do të shkurtojë gjithsej 3,000 vende pune me rroga dhe kontrata, kryesisht në Amerikën e Veriut dhe Indi, ndërkohë që ristrukturohet për të kapur Tesla-n në garë për zhvillimin e automjeteve elektrike të drejtuara nga softueri.

Shefi Ekzekutiv i Ford, Jim Farley, ka thënë për muaj të tërë se ai besonte se prodhuesi i automjeteve Dearborn, kishte shumë njerëz dhe se fuqia e tij punëtore binte ndesh me aftësitë e kërkuara pasi industria e automjeteve kalon në automjete elektrike dhe shërbime dixhitale.

“Ne po shkurtojmë punën, si dhe po riorganizojmë dhe thjeshtësojmë funksionet në të gjithë biznesin. Do të dëgjoni më shumë gjwra specifike nga drejtuesit e zonës suaj të biznesit,” shkroi Farley.

Ashtu si prodhuesit e tjerë të njohur të automjeteve, Ford ka një fuqi punëtore të punësuar kryesisht për të mbështetur një linjë produktesh tradicionale të teknologjisë së djegies. Megjithatë, Farley ka hartuar një strategji për Ford-in për të zhvilluar një linjë të gjerë automjetesh elektrike. Ashtu si Tesla, Ford dëshiron të gjenerojë më shumë të ardhura përmes shërbimeve që varen nga softueri dixhital.

Në një email drejtuar stafit, Farley ka thanë se struktura e kostos së kompanisë është jokonkurruese kundrejt konkurrentëve tradicionalë dhe të rinj.

Rritja e çmimeve për bateritë, lëndët e para dhe transportin po ushtron presion shtesë mbi Ford-in dhe prodhuesit e tjerë të automjeteve. Megjithatë, Ford i ka qëndruar parashikimit të fitimit për vitin e plotë, pavarësisht nga 3 miliardë dollarë kosto më të larta për shkak të inflacionit.

Ford ka filluar t’i ndajë operacionet e tij në operime elektrike, motorë me djegie dhe automjete komerciale. Farley tha se ulja e kostos do të ndodhë në operacionet e djegies, por gjithsesi shkurtimet e stafit do të prekin të gjitha pjesët e kompanisë.