Forcat RENEA testohen me disa faza në Dubai

Forcat e Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur, RENEA janë bërë pjesë e 73 forcave speciale elitë, me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Ata po zhvillojnë një stërvitje testuese në Dubai. Gjashtë efektivë të RENEA-s u bënë pjesë e garës që quhet “Sëat Challenge”, duke treguar aftësitë e tyre.

Dy faza të testimit janë zhvilluar deri më tani. Faza e parë u realizua për të treguar aftësitë në shpëtimin e oficerëve. Ndërsa sfida në ditën e dytë ishte gara me pengesa.

Forcat RENEA do testohen në 5 kategori të ndryshme të cilat janë:

Gara Taktike

Kursi i pengesave

Shpëtimi i Oficerëve

Sfida e Kullës

Gara e Sulmit

Në këtë garë pritet të ndahen çmime për forcat speciale të cilat marrin më shumë pikë nga këto gara.

Çmimi i parë përfiton 80 mijë dollarë, çmimi i dytë 40 mijë dollarë dhe çmimi i tretë  rreth 30 mijë dollarë.