“Forbes”, Trump nuk është më në listën e miliarderëve ekskluzivë

Sipas “Forbes”, pasuria e Trump ka rënë me 300 milionë dollarë, në 2.6 miliardë dollarë, duke bërë që ish-presidenti të mos jetë pjesë e listës së 400 njerëzve më të pasur të botës. Kjo është rënia e dytë në 3 vitet e fundit në listën e revistës prestigjioze dhe sipas kësaj të fundit, rënia vazhdon për shkak të gjyqeve me të cilat Trump po përballet, sidomos në Nju Jork. “Donald Trump nuk është më aq i pasur, sa të bëjë pjesë në klubin e miliarderëve ekskluzivë”, thekson Forbes.

“Me një pasuri prej 2.6 miliardë dollarësh, Trump i mungojnë 300 mln së fundmi, rënia më e madhe në një dekade për të”, vazhdon Forbes. Veç përballjeve gjyqësore, Trump ka shpenzuar shumë edhe me rrjetin social “Truth”, platforma që u krijua prej tij, pasi u përjashtua nga X dhe Facebook.