Fondet vjetore, sa lekë do marrin partitë?

345 milionë lekë do jetë fondi vjetor që do përfitojnë partitë politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javën e ardhshme do të bëjë ndarjen e fondeve në bazë të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare 2021 dhe numrit të mandateve që ka përfituar çdo subjekt zgjedhor, ndonëse ndarja ishte parashikuar të ndodhte ditën e Premte.

Kreu i KQZ-së, Celibashi tha se shtyrja u bë pasi partitë politike nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për ta vlerësuar draftin e këtij vendimi.

Nga fondi vjetor, Partia Socialiste si fituese e zgjedhjeve, me 74 mandate të fituara do të përfitojë nga KQZ gati 151 mln lekë.

Partia Demokratike si parti e dytë do të marrë rreth 103 milionë lekë.

Në këtë çështje nuk ka debat për PD.

Fondi do kalojë në llogarinë bankare të PD që aktualisht administrohet nga Gazmend Bardhi.

Ndërsa fondi i posaçem për fushatën zgjedhore do ndahet në fund të Marsit.

*Tibo News