
FMN: Ukraina po rimëkëmbet më shpejt se sa pritej
Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, vlerësoi përpjekjet e qeverisë ukrainase në fushën e menaxhimit të ekonomisë në mes të luftës, duke vënë në dukje se rimëkëmbja ekonomike po ndodh më shpejt se sa parashikonte fondi. Georgieva vuri në dukje se, Ukraina po rimëkëmbet më shpejt se sa pritej fillimisht nga Fondi, duke shtuar se qëndrueshmëria e Ukrainës është “e dukshme”. Në të njëjtën kohë, vijoi ajo, pala ukrainase siguron se do ta kapërcejë edhe këtë prag.
Rezervat e bankës qendrore janë forcuar, pjesërisht falë mbështetjes së jashtme, theksoi ajo.Duke parë përpara, ajo shprehu mirënjohjen për numrin e madh të vendeve që kanë ofruar garanci financiare për Ukrainën si pjesë e paketës së financimit, por ndërsa lufta në shkallë të plotë vazhdon dhe ndërsa kostot sociale dhe ekonomike rriten, “nevojat e Ukrainës për financim po rriten gjithashtu, gjë që e bën periudhën në vijim “më sfiduese”.