
FMN: “Më e keqja nuk ka ardhur ende”
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se viti 2023 do të ndihet si recesion në ekonominë globale.
Pavarësisht se masat e Covid-19 u lehtësuan bota u përball me mungesë të fuqisë punëtore dhe fabrikat nuk mundën të mbanin ritmin e prodhimit.
E gjitha kjo u pasua nga lufta në Ukrainë që solli ngritje të çmimit të karburanteve por jo vetëm.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar “ më e keqja ende nuk ka ardhur” dhe shumica e njerëzve me paga të ulëta pritet të kenë vështirësi të mëdha.
Kostot e jetesës janë rritur në mënyrë drastike jo vetëm në Europë teksa ky dimër do të sjellë edhe fatura më të larta për shkak të sanksioneve ndaj gazit rus.
Programi Botëror i Ushqimit vlerëson se rreth janë mbi 70 milionë njerëz që i janë afruar më shumë pragut të urisë që prej nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.
FMN parashikon se inflacioni global do të jetë 4.7% deri në fund të vitit 2023 duke sjellë kështu një rënie nga niveli aktual.
Qëllimi kryesor mbetet që inflacioni të ketë një rënie të butë në mënyre që mos të ketë faliment nga kompani të ndryshme apo papunësi në rritje.
*TiboNews