FMN jep rreth 900 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të sigurojë 880 milionë dollarë për Ukrainën në fazën e tretë të një pakete ndihme prej 15.6 miliardë dollarësh të miratuar vitin e kaluar.

Alokimi, i shpallur dy vjet pas pushtimit rus, ende nuk është miratuar nga bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Rezultatet e programit kanë qenë të shkëlqyera pavarësisht sfidave të luftës,” tha Gavin Grey, kreu i një ekipi të FMN-së që u takua me zyrtarë ukrainas në Varshavë.

Ekipi vlerësoi objektivat e vendosura një vit më parë, kur u miratua paketa e ndihmës katërvjeçare.

“Autoritetet plotësuan të gjitha kriteret sasiore të performancës përveç njërit, një humbje e vogël e të ardhurave tatimore për shkak të bllokimeve të kufijve dhe të katër parametrave strukturore të vendosura për rishikim”, tha Grey.

Paneli i FMN tha se Ukrainës do t’i nevojiten 486 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga lufta.