Fluks vizitash nga virozat tek fëmijët

Ulja e temperaturave ka rënduar situatën me virozat tek fëmijët këtë javë. Vetëm në urgjencën pediatrike të Tiranës përgjatë fundjavës paraqiten deri në 350 fëmijë në ditë.

Fluks të shtuar pacientësh të vegjël ka edhe në qendrat shëndetësore.

Fëmijët paraqiten kryesisht të ngarkuar me infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si dhe me probleme pulmonare.

Grupmosha e çerdheve është më e prekura. Mjekët rekomandojnë shmangien e ambienteve me shumë njerëz, shoqëruar me një dietë të pasur ushimore.