Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit

Mijëra qytetarë kanë zgjedhur që të hyjnë në Shqipëri nga porti i Durrësit. Janë emigrantë të cilët jetojnë jashtë vendit por edhe turistë të shumtë të cilët do të kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri.

Autoritetet portuale kanë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin.

“Të Shtunën pritet maksimumi, kemi 5 tragete dhe do shkojë rreth 7 mijë pasagjerë. Po ashtu dhe fundjava e fundit e vitit, nga data 28, 29 do kenë fluks të shtuar.

Sipas të dhënave numri i udhëtarëve në këto ditë të fundit të dhjetorit është më i madh se një vit më parë.

“Nga njoftimi që kemi nga agjencitë ka diçka më shumë nga viti i kaluar.” Fluks lëvizjesh pritet të ketë edhe në ditët e para të janarit kur pas mbarimit të festave emigrantet kthehen në vendet ku jetojnë por largohen edhe vizitorët.