Fluks fëmijësh me simptoma nga virozat në Pediatri

Jemi në kulmin e qarkullimit të virozave stinore, gripit dhe Covid-it.

Të dielën, në Urgjencën e Pediatrisë së QSUT-së pati fluks fëmijësh me shqetësime.

Qendrat Shëndetësore punojnë me staf të reduktuar.

Pacientët e vegjël ankohen për disa simptoma që përjetojnë, të tilla si; temperaturë e lartë, dhimbje barku, bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, djegie fyti dhe të tjera.

*Tibo News