Fjalimi i Joe Biden si kërcënim për Putin: “Ai nuk e ka idenë se ç’do ndodhë”

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden në fjalimin para Kongresit deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin e ka vlerësuar keq mënyrën se si Perëndimi do të kundërpërgjigjet pasi të pushtojë Ukrainën.

Joe Biden u zotua për një vendosmëri të palëkundur të situatës dhe se liria do të triumfojë gjithmonë mbi tiraninë. Demokratët dhe republikanët reaguan ndaj thirrjes së Biden për të treguar mbështetje për Ukrainën, duke u ngritur në këmbë e duke duartrokitur unison.

Fjalimi i tij vjen ndërsa amerikanët e lodhur nga pandemia përballen me inflacionin galopant. Joe Biden tha: “Lufta e Putinit ishte e paramenduar dhe e paprovokuar. Ai hodhi poshtë përpjekjet e përsëritura për zgjidhje diplomatike. Ai mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të përgjigjeshin. Dhe ai mendoi se mund të na ndajë. Putini e kishte gabim”.

Ai njoftoi se SHBA do të ndalojë avionët rusë nga hapësira ajrore amerikane, pas ndalimeve të ngjashme nga autoritetet kanadeze dhe evropiane.

SHBA dhe aleatët e saj kanë ndërmarrë një mori sanksionesh kundër ekonomisë dhe sistemit financiar të Rusisë dhe vetë zotit Putin. Në fjalimin e tij, Biden devijoi nga komentet e tij të përgatitura duke u zotuar për hakmarrje të mëtejshme ekonomike, duke paralajmëruar Putin: “”.

Presidenti amerikan mirëpriti gjithashtu ambasadoren ukrainase Oksana Markarova, e cila mori duartrokitje të vazhdueshme teksa u ul pranë Zonjës së parë të Shtëpisë së Bardhë Joe Biden.