Fitoi në New Hampshire, Biden: Është e qartë se Trump do të jetë kandidati i Partisë Republikane

Presidenti Joe Biden pasi fitoi zgjedhjet paraprake demokrate në New Hampshire tha se ishte “e qartë” që Donald Trump do të ishte kandidati republikan për vitin 2024 pasi ish-presidenti fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane.

“Tani është e qartë se Donald Trump do të jetë kandidati republikan.Demokracia jonë. Liritë tona personale, nga e drejta për të zgjedhur deri te e drejta për të votuar. Ekonomia jonë, e cila ka parë rimëkëmbjen më të fortë në botë që nga COVID. Të gjitha janë në rrezik”, tha Biden në një deklaratë.

Biden falënderoi mbështetësit e tij në New Hampshire, të cilët morën pjesë në përpjekjet për të fletëvotim emrin e tij, duke e quajtur  “një demonstrim historik të përkushtimit ndaj procesit  demokratik”.