
Fitimet dhe aksionet e SAMSUNG shihen në rënie
Fitimet e kompanisë gjigande Samsung ranë me 32% në tremujorin e tretë. Pavarësisht një pritshmërie në rënien e rezultateve, këto ishin shumë më të ulëta nga ç’parashikohej.
Frika e një recesioni global nënkuptonte rënien e kërkesës për pajisjet elektronike dhe çipat që përdoreshin për to. Fitimi i vlerësuar ra në 7.67 miliardë dollarë nga korriku në shtator – nga 11.2 miliardë dollarë një vit më parë.
Kjo ishte rënia e parë e Samsung nga viti në vit në gati tre vjet. Kompanitë dhe konsumatorët janë përballur me inflacion në rritje dhe kanë shkurtuar shpenzimet e tyre.
Blerësit e çipave për memorien, si prodhuesit e smartfonëve dhe kompjuterëve, kanë frenuar blerjet e reja.
Analistët thanë gjithashtu se dërgesat e smartfonëve të Samsung ranë rreth 5% nga viti në vit në tremujorin e tretë.
Pavarësisht se firma lançoi telefona të rinj gjatë kësaj periudhe, aksionet e Samsung ranë me rreth 30 % këtë vit.