Firmoset dokumenti për njohjen e pensioneve me Italinë

Firmoset sot dokumenti përfundimtar i marrëveshjes për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali. Lajmin e ka  bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Nga Facebook, ai shkruan se kjo marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe italian ka shumë rëndësi për shkak të përfitimit të pensioneve. Sipas marrëveshjes përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë në Itali si dhe mijëra shtetas italianë në vendin tonë.